Portieri spanjoll Davi de Gea, është shprehur i lumtur që tashmë është pjesë e skuadrës italiane, Fiorentina.
Ish-‘gardiani’ i Manchester Unitedit, pak ditë më parë është zyrtarizuar tek klubi nga Firenca.
De Gea thotë se ‘Djajtë e Kuq’ gjithmonë do të jenë në zemrën e tij, por spanjollin pohon se tek Fiorentina ka gjetur motivin për aventurën e re në futbollin evropian.
“Man United është një top klub dhe zemra ime do të jetë gjithmonë aty”, ka thënë De Gea.
- Advertisement -
“Nuk kam menduar kurrë të tërhiqem, ishte thjesht e vështirë të gjeja motive për kapitullin e ri pas 12 vitesh në një klub të lartë si Man United… dhe më në fund e ndjeva këtë te Fiorentina”, ka theksuar spanjolli.