Kevin De Bruyne mund t’i mungojë Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Real Madridit.
Mesfushori belg nuk ishte i përfshirë sot në skuadrën e “Qytetarëve”, në fitoren 1:2 në udhëtim ndaj Fulhamit.
Pep Guardiola pas ndeshjes tha se nuk e di se kur do të rikthehet De Bruyne. “Kevin de Bruyne nuk është me skuadrën pasi nuk ndihet mirë. Ai ka disa lëndime dhe nuk ka mundur të udhëtojë. Afati kohor për një kthim? Jo, nuk e di”, tha spanjolli për “Sky Sports”.
Tani ka nisur të raportohet se 31-vjeçari mund të mungojë në përballjen e parë gjysmëfinale, ndaj Real Madridit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 maj, në “Santiago Bernabeu”.