Man. Siti është duke kaluar një formë fantastike, ku përveç se nuk njohin humbje që prej 5 shkurtit, “qytetarët” janë i vetmi klub në 5 kampionatet kryesore evropiane që është ende në gjendje për të fituar “tripletën” e famshme, kampionatin, kupën dhe Ligën e Kampionëve.
Përveç arritjes në gjysmëfinalet e FA Cup e Ligës së Kampionëve, djemtë e Guardiolas shpërfytyruan me rezultatin e thellë 4 me 1, “topçinjtë” e Arsenal në “Etihad Stadium”, me “arkitektin” belg të mesfushës, Kevin de Bryjne që ishte protagonisti kryesor me 2 gola dhe 1 asist në “finalen e parakohshme” për titullin e Premier Ligën.
Mirëpo, në atë ndeshje, sipas mediave britanike De Bryjne mori një dëmtim të lehtë dhe ishte në dyshim për sfidën e parë gjysmë-finale ndaj “galaktikëve” të Real Madrid, sfidë kjo që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës në mitikun “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë gjithçka është kthyer si më parë, me “liderin” e Man. Siti në fushën e blertë që do të jetë totalisht i gatshëm për sfidën e së martës, sfidë që mund të quhet me plot goja “më e rëndësishmja” e sezonit, me “qytetarët” që nuk kanë arritur kurrë të ngrenë torfeun e Ligës së Kampionëve dhe me një super Haaland në majën e sulmit ndoshta ky do të jetë viti i së vërtetës.