Ndeshja e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është e parëndësishme për Gianni De Biasi, i cili drejtoi kombëtaren ballkanike nga viti 2011 deri në vitin 2017. Është një ndjenjë e dyfishtë për të, siç zbuloi në një intervistë për “Tuttosport”.
A keni qenë ndonjëherë pranë stolit të kombëtares së Italisë?
Sigurisht, në vitin 2016 kam qenë shumë afër marrjes së këtij pozicioni. Sapo e kisha çuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian, s’ka asgjë sekrete në këtë tratativë.
Dhe pastaj çfarë ndodhi?
- Advertisement -
Drejtuesit preferuan Giampiero Ventura. Unë besova, do të kishte qenë një përfundim i shkëlqyer i karrierës sime pas rreth 10 përvojave mes klubeve.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri Spalletti foli për “gjigantë dhe heronj”…
Dhe bëri mirë. Kushdo që vesh fanellën e kombëtares duhet të kujtojë se kush e ka bërë këtë para tij. Ne jemi italianët e 4 Kupave të Botës, e 2 Kampionateve Europiane, jemi kampionët aktualë të Europës. Është privilegj për cilindo që e vesh fanellën e kombëtares së Italisë.
E çfarë rëndësie është ndeshja e sotme ndaj Shqipërisë?
Jo decizive, por e rëndësishme. Ndër tri ndeshjet e grupit, e para dhe e fundit janë vendimtare. Aq më tepër në grupin e Italisë, e cila do të luajë kundër Spanjës në vijim. Nuk ka nevojë të bëni llogari, përndryshe rrezikoni të përfundoni si ne në Francë më 2016 (drejtonte Shqipërinë), kur e mbyllëm me një fitore dhe dy humbje të ngushta, ndërsa Portugalia doli me tri barazime nga grupi dhe fitoi trofeun në fund. Jam i sigurt se Spalletti nuk do të bëjë asnjë përllogaritje.
- Advertisement -
Si e gjykoni punën e Spallettit?
Ai është një mjeshtër futbolli, që di t’i rregullojë gjërat dhe të bëjë zgjedhje të mira kur duhet.
Si e parashikoni këtë ndeshje nga pikëpamja taktike?
- Advertisement -
Shqipëria ka disa lojtarë të mësuar të luajnë në Serie A. Dy mesfushorët, Ramadani dhe Asllani janë të fortë, por Jorginho dhe Barella janë më të fortë. Asani është një anësor i rrezikshëm, i cili shpesh bën mirë në ekipin kombëtar, por nuk ka luajtur shumë në klubin e tij. Dueli i tij me Dimarco do të jetë shumë interesant, kini kujdes ta ktheni atë në të majtë.