Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit të qershorit në Kampin Nacional në Hajvali.
Përzgjedhësi Franco Foda vazhdoi fokusin e tij në pjesën taktike, duke u përpjekur ta përfshijë filozofinë e tij të lojës tek ekipi.
Foda po bën përpjekje të mëdha për të krijuar një ekip të disiplinuar dhe taktikisht të fortë.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, objektivi kryesor është të ndërtohet një lojë kompakte dhe ekipore që do të sjellë rezultate pozitive, duke filluar me miqësoren kundër Norvegjisë.
- Advertisement -
Edhe në seancën e sotme përkushtimi i futbollistëve ishte maksimal, derisa u stërvit në aspekte të ndryshme, ku përzgjedhësi Foda po bën përpjekje të mëdha për të ndërtuar lojë kompakte, ekip të disiplinuar dhe taktikisht të fortë.