Përfaqësuesja e Kosovës deri në moshën 15-vjeçare ka pësuar humbje edhe në miqësoren e dytë përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga Bullgaria, me rezultat 2:1, që u zhvillua në bazën e Kombëtares bullgare “Boyana”.
Për dallim nga ndeshja e parë, kësaj radhe të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit patën paraqitje shumë më të mirë. Madje, ata e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë duke kaluar në epërsi qysh në sekondën e 11-të, kur Elvan Sokoli realizoi një supergol nga distanca prej 25 metrash.
Këtë epërsi Dardanët e rinj arritën ta menaxhojnë deri në minutën e 49-të, kur bullgarët përfituan nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe barazuan shifrat përmes Radoslav Karamanov. Dhe kur pritej që miqësorja e dytë do të mbyllej baras, vendasit arritën që në minutën e 90-të përmes një gjuajtje të fortë nga distanca nga Venislav Mihailov, të gjejnë golin e fitores.