Para pak minutash ekspedita e Kombëtares së Kosovës në futboll, ka zbarkuar në Oslo.
Dardanët të mërkurën mbrëma luajnë miqësoren kundër Norvegjisë, në një ndeshje miqësore e cila pritet të sjellë një sfidë interesante.
Dardanët sot paradite kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore në Kosovë, derisa pasdite kanë ‘fluturuar’ për Oslo.
Sipas FFK-së tashmë Kosova ka arritur në Oslo.
- Advertisement -
“Dardanët arrijnë në Oslo”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Skuadra jonë nesër do të mbajë stërvitjen e fundit para duelit me norvegjezët.
Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një paraqitje të mirë përballe Norvegjisë së Erling Haaland.
Ndeshja Norvegji-Kosovë transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.