Dani Alves do të qëndrojë në burg. Gjyqtari refuzoi kërkesën për lirim të avokatëve të futbollistit, i izoluar në burgun ‘Brians 2’ në Barcelonë që prej datës 20 janar, pas akuzave për sulm seksual ndaj një vajze 23-vjeçare. Kjo e fundit siguroi se ishte përdhunuar në një diskotekë natën e 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-mbrojtësi i Barcelonës fillimisht siguroi se nuk e njihte viktimën e supozuar. Më pas sqaroi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale konsensuale.
Javët e fundit bashkëshortja e tij Joana Sanz njoftoi ndarjen nga Dani Alves, i cili rrezikon deri në 12 vite burg. Hetimi duhet të përfundojë deri në fund të verës. Prokuroria Publike përsëriti se ai ka të bëjë me “një krim të dhunës seksuale (…), që parashikon një dënim nga 4 deri në 12 vjet burgim”.
Programi ‘Ana Rosa’, një transmetim spanjoll në ‘Telecinco’, ka publikuar një audio në të cilën flet ‘viktima’ e supozuar e Dani Alves. Rreth 20 minuta regjistrim, një film i shkurtër i marrë nga kamera personale e një prej agjentëve të ‘Mossos d’Esquadra’:
“Shkova në tualet me vullnetin tim të lirë. Ne shkëmbyem disa puthje dhe më pas thashë se doja të largohesha. Ai tha jo dhe mbylli derën. Pastaj filloi të më ofendonte, duke më thënë: ti je ‘pjeshka’ ime e vogël. Më pas filloi të më godiste, më hodhi çantën në dysheme dhe më kapi nga rrobat”.
- Advertisement -
Pra, vajza lë të kuptohet se kishte përdhunim. Zëri i saj është plot dëshpërim, aq sa 23-vjecarja përfundoi si vijon: “Askush nuk do të më besojë, sepse nga kamerat do të shihet se kam hyrë vullnetarisht në atë banjë”.