Gjykata e Lartë në Kataluni ka marrë një vendim në favor të Dani Alves, duke e liruar nga akuzat për sulm seksual, pas një periudhe të gjatë ligjore që ka përfshirë hetime dhe shqyrtime të vazhdueshme. Vendimi erdhi pas një dënimi fillestar të shpallur më shumë se një vit më parë, kur incidenti u raportua për herë të parë.
Ngjarja që çoi në akuzat ndaj Alves ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në një klub nate në Barcelonë, ku një grua akuzoi ish-lojtarin e Barcelonës dhe Sevillas për sulm seksual. Pas hetimeve të bëra, Dani Alves u dorëzua vullnetarisht në polici në janar të vitit 2023, ku ai e ka mbrojtur gjithmonë veten duke deklaruar pafajësinë e tij.
Pas shqyrtimit të ankesës së tij, Gjykata e Apelit e Katalunisë e ka pranuar apelimin e Alves, duke konstatuar se kishte “seriozë boshllëqe, pasaktësi dhe kontradikta në faktet dhe dëshmitë e paraqitura”, duke e çuar kështu vendimin në favor të tij. Sipas vendimit të gjykatës, tre gjyqtarët që shqyrtuan rastin arritën në përfundimin se asnjë provë e mjaftueshme nuk ekzistonte për të mbështetur akuza të tilla.
Për këtë çështje, zyrtarët e gjykatës theksuan se kishte mangësi në dëshmitë e paraqitura nga akuza dhe që vlerësimi gjyqësor i atyre dëshmive nuk ishte i mjaftueshëm për të arritur në një dënim. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik, pasi shumë janë të interesuar për këtë rast të njohur dhe për ndikimin që mund të ketë ai në karrierën e futbollistit.
- Advertisement -
Alves ka kaluar muaj të gjatë të pasigurisë ligjore dhe ka përjetuar një periudhë të tensionuar për shkak të këtyre akuzave. Ai ka humbur disa mundësi kontratash me klube të ndryshme për shkak të përfshirjes në këtë çështje ligjore. Megjithatë, pas shpalljes së pafajësisë, mundësitë e tij për t’u rikthyer në fushë dhe për të vazhduar karrierën e tij mund të rriten, por edhe ky vendim do të jetë një moment kyç për të rifituar besimin e publikut dhe të klubeve futbollistike.
🚨 ¡Última hora!
👉 El TSJC absuelve a Dani Alves por la agresión sexual a una joven en la discoteca Suttonhttps://t.co/b7yGwHOJqo pic.twitter.com/xAuzh0f2Ug
— Diario SPORT (@sport) March 28, 2025