Shqipëria do të presë Çekinë më 16 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndërkohë FSHF-ja ka nxjerr në shitje biletat për të gjithë tifozët e interesuar për ta ndjekur nga afër këtë përballje. Çmimet variojnë nga 500 deri në 25000 lekë.
Për herë të parë një pjesë e tribunës ballore kushton 10 mijë lekë.
Çmimet për pjesën më të madhe të tribunave nuk janë ekonomike duke vazhduar trendin e vendosur prej dy vitesh nga FSHF-ja.