E përditshmja britanike Dauly Express plas “bombën”: Pep Guardiola dëshiron të sjellë tek City portierin e kombëtares “azzurre” dhe PSG, Gigio Donnarumma. Por sa e mundur është të realizohet kjo tratativë?
Portieri brazilian i Cityt Ederson me shumë gjasa mund të “mbulohet” me ar nga sheikët në Arabinë Saudite, ndaj për teknikun spanjoll të kampionëve të Anglisë dhe stafin e tij, lind nevoja e gjetjes së zëvendësuesit të tij.
Donarumma duket i duhuri për t’u transferuar në ishull, me portierin e kombëtares italiane, që luan në kryeqytetin francez prej 2021 dhe akoma nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit parizien për të rinovuar kontratën, kontratë e cila skadon pas dy vitesh. Një tjetër arsye se përse kjo tratativë mund të realizohet është fakti i pagës që kërkon Donnarumma, e cila nuk i kalon 12 milionë euro në vit si dhe shuma që kërkon PSG (rreth 60 mln euro) vlera këto që për një buxhet si ai i Manchester Cityt nuk do jenë aspak problem.