Klubi arab Al-Hilal ka përgatitur një ofertë të “çmendur” për yllin e Paris Saint-Germanit, Kylian Mbappe.
PSG e ka vendosur në shitje francezin duke marrë parasysh se ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe gjithashtu nuk e morën fare për udhëtimin në Japoni dhe Kore.
Al-Hilal tashmë ka bërë lëvizjet e para edhe pse Real Madrid mbeti destinacioni favorit për Mbappen.
“Sport” raporton se Al Hilal është i gatshëm t’i ofrojë Mbappe-s plot 400 milionë euro për dy vite që të bëhet ylli më i ri që shkon në Arabi.
- Advertisement -
Pasi dështuan ta transferonin Messin, Al-Hilal e ka bërë prioritet nënshkrimin me francezin me PSG që është e hapur të pranojë oferta nën 200 milionë euro.
Përndryshe, Al Hilal është i hapur edhe ta lejojë Mbappe-n që të largohet në verën tjetër për t’iu bashkuar Real Madridit.