Kampioni në fuqi i Evropës, mundi lehtë ekipin japonez, Urawa Red Diamonds, me rezultat 3-0, të martën mbrëma.
Marius Hoibraten shënoi autogol në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë.
Mateo Kovaçiq dyfishoi në minutën e 52-të, derisa për golin e tretë u përkujdes Bernardo Silva në minutën e 59-të.
Man City në finalen e këtij Botërori, do të ndeshet me Fluminensen nga Brazili.
- Advertisement -
Finalja City – Fluminense do të zhvillohet të premten nga ora 21:00.