Manchester City është kampioni i ri i Evropës në futboll. Klubi anglez e ka fituar garën e Champions League të shtunën.
Rezultati minimal 1-0 i ka mjaftuar Cityt ta kompletojë tripletën, pasi paraprakisht ka fituar në Premier League dhe në FA Cup.
Pjesa e parë në Stamboll nuk ka njohur veprime për ndryshimin e rezultatit, por e dyta ka qenë më ndryshe.
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e tetë kur Rodri e ka shfrytëzuar një top të dhënë nga Bernardo Silva dhe e ka çuar atë në rrjetë.
Përpjekjet e skuadrës italiane për të reaguar kanë qenë të shpejta. Federico Dimarco dhe Romelu Lukaku nuk janë treguar konkret para portës.
Kësisoji skuadra e trajnerit Pep Guardiola e ka fituar për herë të parë titullin e Champions Leagues në histori të klubit. Ajo kishte qenë në finale edhe para dy edicionesh, por ishte mposhtur nga Chelsea.
Inter e ka fituar dy herë këtë titull.
Vitin e kaluar Champions Leaguen e kishte fituar Real Madrid.