Manchester City është gati të ofrojë një marrëveshje të re për mesfushorin e tyre Kevin De Bruyne mes interesimit nga klubet e Ligës Pro Saudite, raporton “Mirror”.
De Bruyne thuhet se mund të fitojë më shumë se 1 milion funte në javë nëse i bashkohet një klubi saudit sezonin e ardhshëm, por “Cityzens” thuhet se po planifikojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re që mund ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026.
Reprezentuesi belg së fundi është rikthyer nga lëndimi dhe po e ndihmon Cityn në objektivat e mëdhenj të tyre.