“Është më i miri në botë në rolin e tij”. Këto janë fjalë që Pep Guardiola i thotë shpesh kur pyetet për Rodrin, por ky nuk është vetëm mendimi i tij. Sipas The Sun, drejtuesit e Man.City kërkojnë të zgjasin sa më shumë bashkëpunimin me mesfushorin spanjoll. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Man.City është gati t’i ofrojë një kontratë të re deri në 2029, ku sigurisht planifikohet një rritje e ndjeshme e pagës.
Rodri pritet të përfitojë afro 300 mijë sterlina në javë duke u futur në këtë mënyrë të top 10 lojtarët më të paguar në Premier League.