Chelsea ka shprehur interesim për të transferuar sulmuesin Paulo Dybala në tregun e kësaj verë.
Argjentinasi që ishte i shkëlqyeshëm edicionin e kaluar te italianët është i hapur për një aventurë të re, nëse shfaqet ndonjë opsion atraktivë.
Me Romën që ka vështirësi financiare dhe Dybalan që dëshiron të luajë në Ligën Premier ndoshta mund të vendoset në shitje.
Sipas gazetarit Pedro Almeida, Chelsea ka nisur bisedimet e para duke kontaktuar agjentin e argjentinasit.
- Advertisement -
Sidoqoftë, problemi kryesor që mund të ndikojë që një marrëveshje të mos arrihet është se Chelsea s’mund t’i ofrojë pjesëmarrjen në garat evropiane dhe tani kanë një numër të madh në pjesën ofensive.
Dybala në anën tjetër mund të jetë i interesuar pasi Chelsea mund t’i ofrojë trefishin e pagës që e fiton te Roma.