Chelsea e ka mposhtur Fulhamin në udhëtim, me rezultat 0-2, të hënën në kuadër të Premierligës.
Sulmuesi shqiptar Armando Broja është rikthyer titullar tek “Blutë” e Londrës pas një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit.
Sulmues i Kombëtares shqiptar është rikthyer me gol në skuadrën londineze.
Në minutën e 20-të të sfidës, Broja ka përfituar nga një hezitim i mbrojtjes vendase dhe e ka dërguar topin në rrjetë.
- Advertisement -
Ndërkaq, golin e parë për avantazhin e Chelsea-s e ka realizuar Mudryk në minutën e 18-të.
Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitët në vendin e tetë me tetë pikë, aq sa ka edhe Fulham e cila pozicionohet e 13-ta.