Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupin A, B,C dhe D.
Grupi A nis me dueli Galatasaray-Bayern Munich, ndeshje kjo që do të luhet në Stamboll, në një stadium që pritet të jetë i zjarrtë pasi që kjo përballje është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.
Aktualisht “Bavarezët” kryesojnë grupin me gjashtë pikë, dy me shumë së Galatasaray.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, do të ndeshen Manchester United-Copenhagen, sfidë që nis në orën 21:00.
- Advertisement -
Duele interesante do të luhen edhe në Grupin B, ku spikat ballafaqimi mes Sevillës dhe Arsenalit, derisa Lens para tifozëve të tyre sfidon PSV Eindhoven. Lens është lideri i grupit me katër pikë, një më shumë së Arsenali.
Duele të “nxehta” parashikohet të luhen edhe në Grupin C, ku do të përballen Braga-Real Madrid dhe Union Berlin-Napoli. “Los Blancos” që kryesojnë grupin me gjashtë pikë, llogaritën favorit në duel me portugezët e Braga-s.
Ndërkaq, Grupi D vjen me duelet Inter-Salzburg dhe Benfica-Real Sociedad, kjo e fundit bashkë me Interin kryesojë grupin me nga katër pikë të tubuara.