Interin e pret sonte një përballje tejet delikate në Portugali kundër Portos, me qëllim për të shkuar në çerekfinalet e Champions League. Po ashtu, edhe City pret në Angli Leipzig për të mbyllur kualifikimin.
Stadiumi ‘Do Dragao’ është konfirmuar si kështjellë për Porto-n, pasi 4 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave italiane me Juventusin, Milanin, Romën dhe Lazio-n i ka fituar. Interi ndërkohë ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit në transfertë në Portugali.
Sakaq po sonte Manchester City do presë në Angli Leipzig, një kundërshtar që ndeshjen e parë doli më i fortë sa pritej. Në Gjermani sfida u mbyll 1-1 dhe sonte në sfidën e kthimit të 1/8 Guardiola kërkon të shmangë çdo surprizë, pasi në të kundërt rrezikon një sezon të dështuar. Para ndeshjes trajneri spanjoll i ‘qytetarëve’ ka rikonfirmuar se Champions League është ëndrra e madhe e skuadrës që ai drejton.