Para se të transferohej te Manchester United, mesfushori Casemiro u bë një legjendë e Real Madridit, falë një liste unike të sukseseve: 5 Liga të Kampionëve, 3 tituj të La Liga-s, një Kupë Mbreti. Vërtet jo keq. Më pas, megjithatë, në verën e vitit 2022, mesfushori brazilian mendoi se kishte ardhur koha për t’u përballur me një sfidë të re dhe u transferua në Angli.
Vetë Casemiro foli për momentin e transferimit, duke treguar një histori të lidhur me Carlo Ancelottin: “Vetëm një herë hezitova të largohesha nga Madridi për te Manchester United. Ishte e premte dhe gjithçka u bë. Më duhej të stërvitesha dhe nuk e bëra.
E vetmja gjë që më mungonte ishte nënshkrimi. Shkova të flisja me Ancelottin dhe ai e dinte që unë po largohesha. Sa më pa u përlot. Në fakt ky ishte momenti i vetëm gjatë lamtumirës nga Real Madridi që më bënë të hezitoja. Ai më donte shumë…”