Anglia “zgjohet” në fund, pasi thyen Greqinë në Athinë, “Tre Luanët” çmontuan edhe Irlandën në derbin britanik duke e mbyllur Grupin B2 në krye me 13 pikë, po aq sa edhe Greqia. Ishullorët rikthehet në këtë mënyrë aty ku i ka hije, në Ligën A.
Ndaj Irlandës, përtej rezultatit final 5-0, gjërat nuk ishin kaq të thjeshta, gjithçka ndryshoi pas minutës së 51-të ku Irlanda mbeti me 10 lojtarë, me Scales që shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Harry Kane u tregua i saktë duke kaluar Anglinë në avantazh. Tre minuta më pas, Gordon dyfishoi shifrat, ndërsa në të 58-tën Gallagher realizoi edhe golin e tretë. Tre gola brenda pesë minutash bënë që Irlanda të dorëzohej pa kushte. Anglia nuk e uli ritmin duke realizuar edhe dy gola të tjerë në minutat në vijim duke e kthyer në goleadë këtë takim.
Të përditshmet angleze i bënë jehonë fitores në derbi, mbi të gjitha faktit që trajneri Carsley i dorëzon Thomas Tuchel ekipin në kushte perfekte. Nga 1 janari, teknikun gjerman merr zyrtartisht drejtimin e Anglisë.