Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me Brazilin, duke thënë se nuk do të largohet nga Real Madridi derisa të më shkarkojnë.
Ancelotti është lidhur me postin e Selecaos në javët e fundit, teksa Brazili kërkon një zëvendësues pas shkarkimit të trajnerit Tite.
“Unë nuk do të largohem nga këtu derisa të më shkarkojnë”, u shpreh trajneri i Real Madridit Ancelotti.
“Jam i kënaqur që jam pjesë e historisë së Real Madridit”. “Kemi kaluar një kohë të mirë këtu në Marok, me shumë tifozë të Real Madridit që na mbështesin. Ne largohemi shumë të lumtur”.