Manchester United dhe Barcelona janë dy nga klubet më të suksesshme dhe më të famshme në futbollin botëror.
Raundi i play-off-it më 16 dhe 23 shkurt në Europa League i ka takuar këto dyja skuadra mjaftë më histori dhe më tituj.
Do të jetë takimi i tyre i parë në Europa League, një shenjë që tregon së këto dy skuadra kanë rënë nga forma kohëve të fundit.
Ato janë përballur në tre finale evropiane, një gjysmëfinale dhe dy çerekfinale gjatë 40 viteve të fundit, duke prodhuar disa momente të paharrueshme gjatë rrugës.
- Advertisement -
United kishte avantazhin në takimet e hershme, duke fituar dy nga tre të parat, por Barça ka dominuar ballë për ballë këtë shekull, duke fituar katër përballjet e fundit në rrotullim.