Sergio Busquets, kapiteni i Barcelonës, pas fitores 1-0 ndaj Osasunës, ka folur për DAZN duke dhënë deklarata për të ardhmen e tij.
Spanjolli ka hapur dyshime për të ardhmen e tij duke bërë kështu që mediat ta lidhin shpesh emrin e tij me një largim nga Barcelona.
“Kam vendosur pak a shumë se cila do të jetë e ardhmja ime. Tani kemi disa ditë pushimi, kur do të kthehem, do të njoftoj patjetër trajnerin dhe klubin”, tha ai.
Katalanasit presin që ylli i tyre të qëndrojë edhe për të paktën një sezon.