Një dëmtim i rënd para pak javësh bëri që Armando Broja të humbiste sezonin, duke e pasur kështu të pamundur të kontribuojë për Chelsean këtë edicion.
Sulmuesi shqiptar do të marrë të gjithë kohën e duhur për rikuperimin dhe së fundmi Broja ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku në imazh duket një palestër, dhe aty siç duket është duke punuar shumë për tu rikthyer edhe më i fuqishëm.
“Mos u fokusoni tek dhimbja, por tek progresi”, shkruan Broja. Lojtari kuqezi është i përkushtuar maksimalisht për të hedhur pas shpine dëmtimin sa më shpejt të jetë e munduar, për t’u rikthyer kështu në fushën e blertë.