Leonardo Bonucci e ka lënë Unionin e Berlinit në Bundesligën gjermane dhe i është bashkuar fenerbahces në Superligën turke.
Konfirmimi për këtë ka ardhur nga të dy skuadrat.
“Leonardo me ne nuk mori kohën e lojës që kishte shpresuar. Gjithsesi, ai qëndroi pozitiv në çdo moment dhe e vuri në shërbim të skuadrës personalitetin dhe përvojën e tij. Kërkesa e tij për ndryshim është e kuptueshme për ne, ndaj ne iu bindëm. I urojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në Fenerbahçe dhe do ta kujtojmë si një sportist të madh”, ka njoftuar skuadra gjermane.
“Klubi ynë është përforcuar me mbrojtësin italian Leonardo Bonucci. Mbrojtësi ekspert do të veshë fanellën e Fenerbahçes deri në fund të sezonit 2023-24″, ka njoftuar klubi turk.
- Advertisement -
Bonucci i cili kishte luajtur edhe te Milan më së shumti kishte qëndruar te skuadra e Juventus.