Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > “Bild”: Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh 15 mijë euro që humbi në kumar
Sport

“Bild”: Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh 15 mijë euro që humbi në kumar

Published 30/04/2024
Share
SHARE

Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Siç raporton tabloidi gjerman Bild të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”, shkruajnë mediat e Kosovës.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me pantallona të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

- Advertisement -

Prokuroria është duke hetuar prapavijën e krimit. “Sfondi i krimit është ende objekt i hetimit”, tha prokurori publik Martin Stucker për gazetën Express.de.

Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva. Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

Rasti i cilësimit të vrasjes së rëndë, ndoshta varet edhe nga fakti nëse mund të vërtetohet se autori ka hyrë në restorant me qëllim për ta vrarë viktimën dhe për këtë arsye mbante me vete armë. Të hënën, 52-vjeçari u soll para gjykatësit. Ai u mbrojt në heshtje.

Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima Aleksandar M. ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. Ai kultivonte një imazh si biznesmen pasanik, herë pozonte me një Ferrari, herë me xhipa të mëdhenj.

Ndërkaq, Rrustem Llapi është një shqiptar nga Podujeva, i cili në rrjetet sociale publikonte shpesh video në Tik-Tok në të cilat shfaqej herë në Kosovë, e herë në Gjermani.

- Advertisement -

KosPress Portal 30/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh

30/05/2025
Sport

Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi

30/05/2025
Sport

Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)

29/05/2025
Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?