Athletic Bilbao ka triumfuar në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi në finale e ka mundur skuadrën e Vedat Muriqit, Mallorcan, pas penalltive me rezultat 4:2.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.
Ndeshja u përshkrua nga një rivalitet i skajshëm dhe një betejë e madhe në fushën e gjelbër, ku të dyja ekipet shfaqën dëshirë të madhe për trofeun.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ndonëse pësoi lëndim në kokë, nuk u ndal dhe vazhdoi ndeshjen i fashuar, duke mos i lënë shokët e skuadrës vetëm.
- Advertisement -
Mallorca kaloi e para në epërsi me golin e Dani Rodriguez (21’), por shifrat i barazoi Oihan Sancet (50’).
Në serinë e penalltive Muriqi e nisi mjaft mirë, duke shënuar me qetësi absolute, porn jë qetësi të tillë nuk e patën edhe bashkëlojtarët e tij, të cilët humbën dy nga gjuajtjet e 11-metershave, duke i dhënë mundësi Athletic Bilbaos t’i gëzohet torfeut.
Kësisoj, Athletic Bilbao e ka fituar këtë trofe për herë të 24-t në histori.