Besa Famgas ka siguruar edhe titullin kampionit të Kosovës në henboll, të dhjetin me radhë, duke vazhduar kështu dominimin në Superligën e Kosovës.
Në finale të plejofit të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2:0.
Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në “Minatori” me rezultat 37:30.
Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e kishte fituar me tri gola dallim.