I intervistuar nga “France Football”, Bernardo Silva foli për Topin e Artë dhe se si Messi është aktualisht favorit për të fituar edicionin e radhës të trofeut të lakmuar individual për lojtarë.
“Do të kisha dashur të fitoja Topin e Artë, por kohët e fundit jepet për lojtarët që shënojnë gola vendimtarë. Unë jam më shumë një kolektivist, por sigurisht që do të ishte krenari të shihja emrin tim në listën e 30 finalistëve. Nëse fitojmë Champions League dhe Premier League, do të na duhet për të përfshirë Haaland në kandidatët për Topin e Artë të radhës. Për momentin favorit është Messi falë fitores së tij në Kupën e Botës, por edhe Mbappé është aty. Nëse do të isha në juri, do të zgjidhja Messin: por gjëja më e mirë është të presim deri në fund të sezonit”.
Mesfushori i Manchester City foli për Cristiano Ronaldon, bashkëlojtarin e tij në kombëtare dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë: “Ronaldo na tha në ekipin kombëtar se mendonte se meritonte më shumë kur nuk e fitoi Topin e Artë. Një Cristiano që i pëlqen gjithmonë të jetë në krye, ai është shumë konkurrues, sigurisht që nuk është kurrë i lumtur kur nuk fiton”.