Rafael Benitez do të bëhet trajneri i ri i Celta Vigos, ka bërë të ditur klubi spanjoll.
Celta ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje në parim që ish-trajneri i Liverpoolit, Newcastles dhe Real Madridit ta marrë drejtimin e skuadrës.
Gjashtëdhjetë e tre vjeçari ka qenë pa angazhim qëkur u shkarkua nga Everton në janar të vitit të kaluar.
Benitez te Celta do ta pasojë Carlos Carvalhalin, i cili u largua pasi mezi e shmangi rënien e skuadrës nga kategoria sezonin e kaluar.