Benfica Lisbona u kurorëzua kampione e Portugalisë, pas fitores së rehatshme 3-0 ndaj Santa Clara për ndeshjen e 34-të dhe të fundit të Primeira Liga.
“Shqiponjat” nuk arritën ta fitonin titullin në derbin e Lisbonës javën e kaluar, por më në fund ia dolën në “Luz”, përballë tifozëve vendas, përballë skuadrës së fundit që ra nga kategoriA. Gonzalo Ramos shkundi ankthin e fitores vetëm në minutën e 7-të, me Rafa Silva në minutën e 28-të që shënoi 2-0 dhe vulosi titullin e “tre pikëve”. Alex Grimaldo në ndeshjen e fundit me Benficën shënoi me penallti në të 60-ën dhe dha sinjalin për festën.
Porto kishte shpresa matematikore për të ruajtur skeptrin në vend, por fitorja 3-0 ndaj Guimaraes nuk mjaftoi. Një fitore e formësuar nga pjesa e parë me golat e Mehdi Taremit, Otavio dhe Evanilsson ndaj surprizës së këtij sezoni, i cili kishte siguruar një vend në Conference League.