Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Bellingham e fton Haalandin në Real: Hajde ta bëjmë historinë bashkë
Sport

Bellingham e fton Haalandin në Real: Hajde ta bëjmë historinë bashkë

Published 01/02/2024
Share
Juventus?s head coach Massimiliano Allegri and Juventus?s Leonardo Bonucci during the Italian Serie A soccer match AC Chievo vs Juventus FC at Bentegodi stadium in VERONA, Italy, 6 novembre 2016. ANSA/SIMONE VENEZIA
SHARE

Tashmë dihet se Haaland ëndërron ta shohë veten një ditë duke luajtur me fanellën e Real Madridit. Atij i pëlqen Spanja (ka blerë një shtëpi në Marbella, përveç asaj që kishin prindërit e tij në Malaga) dhe gjithmonë simpatizonte Real Madridin perandorak të Cristianos në vitet e Champions League (2014, 2016, 2017 dhe 2018). Madje, ai u mahnit nga Champions-i i 14-të, fituar nga “Los Blancos” pas përmbysjeve epike kundër PSG, Chelsea dhe City (nënshkroi për skuadrën e Guardiolës atë verë).

Në “Bernabeu”, tashmë ka një mik shumë të mirë, Jude Bellingham. Të dy kaluan dy sezone te Borussia Dortmund, nga viti 2020 deri më 2022. Në ato dy sezone në qytetin e rajonit të Ruhr, ata “çimentuan” një miqësi që vazhdon edhe sot. Gjiganti norvegjez arriti të shënonte 70 gola në 71 ndeshjet e luajtura në ato dy sezone. E pabesueshme.

Bellingham, ende shumë i ri, shënoi 10 gola në 90 ndeshjet e tij me verdhezinjtë e Bundesligës, në dy sezone. Vitin e kaluar, pa Haaland, ai shpërtheu para se të mbërrinte në Madrid, duke shënuar 14 gola, rekordi i tij personal derisa zbarkoi në “Bernabéu” (ka shënuar 18 gola në 26 ndeshje me të bardhët).

Fakti është se, duke përfituar nga ndjenja e mirë që ekziston mes të dyve, Jude i ka komentuar vazhdimisht këto muaj Erling-ut që, nëse më në fund vendos të nënshkruajë për Real Madridin, do të kishte absolutisht të drejtë. Anglezi i tregon nordikut se sa e pabesueshme është të luash në “Bernabeu” e ri, me atë çati të mbyllur, që e bën brutale akustikën e festimeve të golave.

- Advertisement -

Ai gjithashtu flet me të për tifozët madrilenë dhe mënyrën se si i shtyjnë fort në ndeshjet e mëdha. Këtë gjë, Haaland e vuajti sezonin e kaluar, në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, duke mos qenë në gjendje të shënonte asnjë gol. Kjo edhe falë markimit mbresëlënës të Rüdiger.

Sigurisht, Bellingham i ka folur edhe për madhështinë e klubit, ambientet mbresëlënëse në Valdebebas, profesionalizmin e ekipeve të punës, bashkëjetesën madhështore të skuadrës me një staf stërvitor të drejtuar nga Ancelotti, seriozitetin në pagesa, cilësinë e jetës në kryeqytetin spanjoll, me një ofertë të pakrahasueshme gastronomike dhe argëtuese.

E gjitha kjo po i bie në veshët e Haaland, i cili e di se, siç raportohet tashmë nga “AS”, se ka një klauzolë për ekipet jashtë Premier League mes 100 dhe 200 milionë eurove. Shifra që nuk përbëjnë problem për Florentino Perez, nëse zhgënjehet sërish nga Mbappe dhe fokusohet përfundimisht te ylli norvegjez.

KosPress Portal 01/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?