Një nga pronarët e klubit amerikan, David Beckham, u befasua nga njoftimi për kalimin e Lionel Messi tek Inter Miami.
Legjenda e fuitbollit anglez që drejton ekipin e Miami vitet e fundit, ishte aqi që fliste vazhdimisht për të tentuar të bindte Messin për të thënë “po”, por nuk e dinte që argjentinasi do ta bënte të ditur përmes një interviste për mediat spanjolle.
“Papritmas, dëgjova se Messi njoftoi transferimin e tij tek Inter Miami. Sigurisht, nuk ishte surpriz për mua. Gjithmonë kam thënë që nga fillimi, nëse do të kisha mundësinë të sillja lojtarët më të mirë në Miami, në çdo moment të karrierës së tyre, do ta bëja, e kam pasur gjithmonë atë përkushtim. Pra, nëse dëgjoj që një nga lojtarët më të mirë, i cili ka fituar gjithçka në fushë, i cili është ende një lojtar i madh dhe bën atë që di të bëj, dëshiron të luajë për ekipin tim, bëhet një moment i madh për mua dhe të gjithë klubin tonë.
Dy javë më parë, u zgjova me rreth 1 milion mesazhe në telefonin tim. Po mendoja se çfarë kishte ndodhur sepse zakonisht nuk marr aq shumë mesazhe”, është shprehur Beckham.