Cristiano Ronaldo mbrëmë e humbi penaltinë ndaj Sllovenisë në kohën e rregullt të ndeshjes së vlefshme për 1/8 e finale.
Mirëpo, pasi dështoi nga pika e bardhë, një grafikë u shfaq në njërin prej mediumeve më të mëdha në botë, BBC, që e tallte Ronaldon, duke luajtur me emrin e tij në anglisht, Misstiano Penaldo, që bën shaka me penaltitë e shpeshta që ai zakonisht i merr, dhe në këtë rast me shpërdorimin e saj.
Kjo ka ngjallur kritika në rrjete sociale, e sidomos te fansat e Ronaldos, që kanë kërkuar që dikush të japë përgjegjësi për këtë tallje apo lëshim.
“Dikë do ta qesin nga puna”, ka qenë madje një supozim i një përdoruesi të rrjetit social “X”.