Pas Bayer Leverkusen, është gjiganti gjerman Bayern Munich, që është futur në garë për yllin kosovar të Arsenalit, Granit Xhakën.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, raportohet se gjatë kësaj verë, do të largohet nga Arsenali.
“4-4-2.ch” shkruan se ‘Bavarezët’ tashmë ka bërë ofertë për Xhakën. Siç raportohet, kampionët e Gjermanisë do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare Xhakës, me mundësi për një tjetër vit shtesë.
Ish-futbollisti i Borussia Monchengladbach, duket se do të rikthehet në Bundesligën gjermane, në njërën nga ligat më të forta në Evropë.