Alessandro Bastoni po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më të kërkuar dhe më të mirë në botë. Impakti i tij te Interi është i jashtëzakonshëm, dhe për trajnerin Simone Inzaghi, ai është një lojtar i pazëvendësueshëm.
Bastoni ka ngritur nivelin e tij të lojës në mënyrë të dukshme, dhe kjo reflektohet në vlerësimet e tij financiare. Sipas “Transfermarkt”, ai është aktualisht mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, me kartonin e tij që vlerësohet në 80 milionë euro.
Bastoni ndan vendin e parë me mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, ndërsa mbrojtësi tjetër i Arsenalit, Gabriel, ka një vlerë prej 75 milionë eurosh. Në vendin e katërt renditet Pau Cubarsi i Barcelonës, me një vlerësim prej 70 milionë euro.
Edhe pse këto shifra janë të larta për një mbrojtës, Bastoni është ende larg rekordit të Virgil Van Dijk, i cili në vitin 2019 ishte vlerësuar me 100 milionë euro.