Niko Williams ishte një nga lojtarët më të mirë në Europian. Paraqitjet e tij me Spanjën nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa të reja të rëndësishme vijnë nga merkato.
Përformanca në Europian nuk bëri gjë tjetër veçse rriti interesin e emrave të mëdhenj për talentin e Atletiko Bilbaos, mbi të gjitha atë të Barcelonës. Katalanasit janë gati të finalizojnë marrvëveshjen me anësorin, pavarësisht problemeve ekonomike.
Në fakt, Williams ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh. Nga La Liga duket se ka dritë jeshile, pasi ka zëra se Barcelona mund të bëjë ndonjë goditje në merkato, duke lënë mbrapa kështu vështirësitë e shfaqura vitet e fundit në regjistrimin e lojtarëve.
Vendimtare do jetë dëshira e vetë futbollistit, i cili pas disa vitesh në San Mamés, mund të vendosë të ndërrojë mjedis. Shifrat në sezonin e fundit janë të kënaqshme, 11 asiste dhe 5 gola në 31 ndeshje. 22-vjeçari në Europian, numëron 1 gol dhe 1 asist.
- Advertisement -
Kalimi te Barcelona do të ishte një “trampolinë” e vërtetë në karrierën e tij, por nuk duhet anashkaluar fakti se konkurrenca te katalanasit është e madhe. Gjithsesi, ai është pjekur tashmë dhe është gati për të provuar veten në një klub të madh.