Në javën e 12-të të La Liga-s, skuadra e Hansi Flick e mposhti mposhti rivalin lokal Espanyolin me shifrat 3:1.
Golat e ‘blaugranave’ u shënuan në pjesën e parë, dy nga Dani Olmo dhe një nga Raphinha.
Krejt çka arritën të bëjë skuadra e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla, ishte ‘goli i nderit’ i realizuar përmes Javi Puados.
Me këtë fitore, Barca është në pozitën e parë me 33 pikë.