Përmes një interviste me gazetarin Fabrizio Romano, Joa Felix tregoi se Barcelona është klubi i preferuar dhe se do të ishte një ëndërr për yllin portugez që të luante me kampionin spanjoll.
Felix është rikthyer te Atletico Madridi, pas huazimit që e kishte sezonin e kaluar te skuadra e Chelseat.
Tani, siç bëhet e ditur nga gazetari Nicolo Schira, Joao Felix ka arritur një marrëveshje verbale me Barçën. Ai kishte edhe tre oferta të tjera, por që dëshira e vetme e tij ishte t’i bashkohet Barçës.
Ndërkaq, kampioni i La Ligas tani është i gatshëm që të hap bisedimet me Atletico Madridin, rreth transferimit të Joao Felix.