Mario Balotelli bëri dy postime interesante në “Instagram” pasi Roberto Mancini tha se sulmuesi është tashmë një “kapitull i mbyllur” për Italinë.
Përzgjedhësi italian hodhi poshtë çdo mundësi që të ftohet 32-vjeçari në të ardhmen tek “Azurrët”, shkruan Gazeta Express.
Balotelli, që aktualisht aktivizohet te Sioni në Zvicër, ka 14 gola në 36 paraqitje me Italinë, por paraqitjen e tij të fundit e bëri në vitin 2018, në barazimin 1-1 kundër Polonisë.
Mancini pranoi të hënën se nuk do ta thërriste më ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit, teksa ky i fundit reagoi pastaj përmes rrjeteve sociale.
- Advertisement -
Në njërin postim ai shfaqi avatarin e tij duke qeshur, ndërsa në të dytin ishte një video ku thuhej: “Mbret nuk bëhesh duke ndjekur mbretëreshën; ti bëhesh mbret duke ndjekur kurorën”.