Ballkani është shpallur kampion i Kosovës edhe për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll. Për klubin nga Suhareka është ky titulli i dytë radhazi, si dhe i dyti në histori të tyre.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti sot Ferizajn, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të dhe të parafundit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:0.
Edvin Kuc (64′) dhe Meriton Korenica (75′) shënuan golat e fitores për “Xhebrailat”.