Ballkani i Suharekës ka kryer edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, e vlefshme për Conference League.
Ndeshja zhvillohet të enjten në “Stadion Maksimir” me fillim nga ora 21:00.
Trajneri Ilir Daja nuk ka dashur ta ndërlidhë ndeshjen e fundit të Ballkanit me Llapin në Superligë ku skuadra e tij është mposhtur me ndeshjen që pritet të zhvillohet me Dinamon.
“Ne në kampionat kemi dymbëdhjetë fitore dhe dy barazime dhe ndeshja e fundit ka qenë një situatë e izoluar. Besoj se kjo ndeshje me Dinamon nuk ka lidhje me atë ndeshje. Ndoshta edhe vetë ndeshja me Dinamon ka bërë që futbollistët të jenë më të përqendruar te ndeshja në Zagreb sesa ajo në kampionat”, ka thënë ai.
- Advertisement -
Aktualisht tabela e Grupit C kryesohet nga Viktoria Plzen me pesëmbëdhjetë pikë, pastaj në vendin e dytë gjendet Dinamo me gjashtë pikë, në vendin e tretë është Astana me katër pikë aq sa ka edhe Ballkani në vendin e katërt.