Ballkani nuk do të garojë në rrethet kualifikuese të Champions League.
Kampioni kosovar është eliminuar nga kampioni bullgar, Ludogorets.
Skuadra kosovare e kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 2-0, duke dhënë shpresë se mund të ruante rezultatin në ndeshjen e kthimit, por të mërkurën gjërat kanë marrë drejtim tjetër. Në Bullgari Ludogorets ka fituar me rezultat 4-0, duke fituar përballjet me rezultat të përgjithshëm 4-2, dhe duke u pozicionuar si kundërshtar i ardhshëm i skuadrës sllovene, Olimpija Ljubljana.