Ballkani dhe Drita kanë ndarë pikët në kryederbin e javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy pretendentët për titull të kampionit, u përballen në Suharekë, në një ndeshje interesante dhe tejet e rëndësishme për kreun e tabelës.
Kampionët në fuqi përmes Kuc në minutën e 17’, kaluan në epërsi prej 1-0. Megjithatë, reagimi i gjilanasve ishte i shpejtë duke baruar rezultatin në 1-1 me golin e Vitija në minutën 36’ të takimit.
Ballkani mbetet në krye të tabelës me 50 pikë, dy më shumë së Drita e cila renditet në vendin e dytë.