Babai dhe njëherësh agjenti i Lionel Messit, Jorge, ka mohuar lajmet se ylli argjentinas do të transferohet në klubin Al-Hilal të Arabinë Saudite pas përfundimit të këtij sezoni.
Në një komunikatë, Jorge theksoi se Messi ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe se do të vendosë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual me Paris Saint-Germainin.
“Nuk ka absolutisht asgjë të rënë dakord me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit. Asnjëherë nuk do të vendoset para fundit të sezonit aktual me Paris Saint-Germainin”, ka shkruar Jorge Messi.
Ai ka thënë se emri i Leos përdoret gjithmonë për të bërë bujë mediatike, por ka garantuar se nuk ka asgjë të nënshkruar, as të rënë dakord dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë para fundit të sezonit.