Klubi i Milanit, sot e ka pasur ditën e fotografive zyrtare të vitit.
Pjesëmarrës kanë qenë të gjithë lojtarët, si nga ekipi i meshkujve, ashtu edhe nga ekipi i femrave.
Në klubin kuqezi luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova e me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani.
Derisa Asllani është paraqitur në të gjitha fotografitë për klubin, siç mëson Klankosova.tv, ajo ka refuzuar që të marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të klubit me të gjithë futbollistët, meshkuj e femra.
- Advertisement -
Klankosova.tv nga burime të afërta me lojtaren ka mësuar se arsyeja e këtij refuzimi ka qenë lojtari serb, Luka Joviq, me të cilin Asllani nuk ka dashur të jetë e pranishme në një foto të përbashkët.https://zeri.info/inarticle.html
Bëhet e ditur se as konsultimet e gjata të klubit të Milanit nuk kishin sukses që ta bindnin Asllanin që në fotografi të jenë edhe ajo edhe Joviqi.