Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka nisur përgatitjet për ciklin e ri eliminator, në kuadër të Kampionatit Evropian, i cili do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024.
Jasir Asani është një nga risitë e trajnerit Sylvinhos te Kombëtarja shqiptare, teksa bashkë me Mehmetin, grumbullohen për herë të parë, për ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë.
Ish-sulmuesi i Partizanit, që aktualisht luan në kampionatin korean, po bën mjaft mirë atje dhe ka fituar besimin e trajnerit, teksa në një konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit, rrëfeu emocionet e grumbullimit me Kombëtaren Kuqezi.