Pas shtatë viteve në fanellën e klubit të madh anglez, Granit Xhaka tashmë i ka dhënë lamtumirën Arsenalit.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është transferuar tek klubi gjerman, Bayer Leverkusen.
Menaxheri i “Topçinjve” Mikel Arteta ka lavdëruar Xhakën. Sipas tij, kosovari është një lojtar dhe një person fantastik.
“Po i themi lamtumirë një lojtari dhe personi fantastik. Graniti ka dhuruar kontribut të paçmueshëm, jo vetëm me gola, por edhe vendosjen e ekuilibrave si një lider i vërtetë. Faleminderit do të ishte pak. I urojmë më të mirat atij dhe familjes së tij në këtë aventurë të re profesionale. Gjithmonë do të jesh i veçantë për Arsenalin”, ka thënë Arteta.